Janë mbyllur ndeshjet e raundit të tretë në grand slam e Australian Open.
Alex De Minaur mban lart flamurin e vendasve. Tenisti australian mundi 3-0 francezin Benjamin Bonzi.
Norvegjezi Holger Rune, numri 9 në botë, mposhti 3-0 një tjetër francez, Ugo Humbert.
Në raundin e katërt shkojnë edhe amerikanët Tommy Paul, Ben Shelton e Jeffrey Wolf
Te femrat, nuk zhgënjen tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, numri 5 në botë, që mposhti 2-0 (6-2, 6-3) belgen Elise Mertens. Avancon më tej edhe tenistja franceze Caroline Garcia, numri 4 në botë. Ajo triumfoi 2-1 (1-6, 6-3, 6-3) ndaj gjermanes Laura Siegmund.
Një biletë për në raundin e katërt siguruan edhe tenistja zvicerane Belinda Bencic (2-0 ndaj C.Giorgi), çekja Karolina Pliskova (2-0 ndaj V. Gracheva), kinezja Shuai Zhang (2-0 ndaj K.Volynets) e çekja tjetër Linda Fruhvirtova (2-1 ndaj M.Vondrousova).