Nuk kanë fund telashet për italianin Jannik Sinner.
Si të mos mjaftonin paraqitjet zhgënjyese në ndeshjet e fundit, Sinner pësoi një dëmtim në ndeshjen çerekfinale ndaj Aleksander Bublik. Një dhimbje në kofshën e majtë detyroi tenistin të braktisë ndeshjen ndaj Bublik, që deri atëherë ishte në kryesim e sipër.
Seti i parë u mbyll në shifrat 7-5 në favor të Bublik, ndërsa i dyti u ndërpre 2-0 ku dhe aty ishte në avantazh kazaku.
Ky dëmtim e rrezikon shumë italianin, pasi për pak ditë nis turneu i Wimbledon dhe pjesëmarrja e tij mbetet në dyshim.
Nga ana tjetër Aleksander Bubik do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Zverev-Jarry. ATP Halle është në ditët më emocionuese pasi të dielën do të zhvillohet finalja e madhe.