E bujshme në Roland Garros. Novak Gjokoviq largohet nga Grand Slami francez.
37-vjeçari serb ishte i detyruar të ngrejë flamurin e bardhë për shkak të një problemi në gju.
Tërheqja e Gjokoviqit nga Roland Garro i hapi rrugën Janik Sinerit për t’u bërë numri 1 në botë.
Kjo gjë në fakt do të zyrtarizohet në fund të kësaj jave, por tashmë është e sigurtë.