Mbrëmë rreth orës 22:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 59- vjeçarin Sh.I.
Banor i Tetovës, objekti hotelierik i të cilit (çajtore) në rrugën Lenin në Tetovë punonte pas kohës së lejuar dhe në të kanë qëndruar 5 persona.
I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës.
Pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të çështjes, do të përgatitet parashtresë adekuate sipas Nenit 206 të Kodit Penal për veprën penale "mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie".