Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona, mes tyre një 40-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Sipas policisë, shtetasi I.Q ishte dënuar në mungesë me 2 muaj burgim
Ndërkohë Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.M., 24 vjeç, pasi në rrugën “Lord Bajron”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.68 mg/l. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.G., 59 vjeç, pasi në rrugën “Llazar Shapatini”, ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike dhe fizike, ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
V.C., 23 vjeç, F.T., 29 vjeç, H.K., 28 vjeç, N.D., 39 vjeç dhe T.K., 58 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.