Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Tirana

Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Tirana dhe e gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë në numrat ☎️ 112 dhe 0800-0888.


“⚡️☔️ Të kujdesemi për njëri-tjetrin ❤️🚒🚑

Mirëmëngjes! Këto 3 ditë parashikohen plot shi e stuhi, ndaj të evitojmë levizje të panevojshme e të bashkepunojmë me emergjencat civile dhe Bashkinë në numrat ☎️ 112 dhe 0800-0888 në rast nevoje”, shkruan Veliaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat