Vakanca pas ndarjes nga jeta të Arben Tafajt, Ruzhdi Keçi zgjidhet në krye të shoqatës “Tirana”

Tirana

Vakanca pas ndarjes nga jeta të Arben Tafajt, Ruzhdi Keçi zgjidhet në krye të shoqatës “Tirana”

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 13:37
Foto nga takimi

Mbrëmë u mblodh Këshilli Drejtues i Shoqatës “TIRANA” e cila filloi me fjalën homazh të Sekretarit të Përgjithshëm Ismail Varoshi dhe një minutë heshtje për ish-kryetarin Arben Tafaj.

Mbledhja e Këshillit Drejtues kishte në rendin e ditës organizimin e strukturave drejtuese të Shoqatës “Tirana” pas vakancës së krijuar nga largimi nga jeta të kryetarit Arben Tafaj.

Në fund të mbledhjes u zgjodh që në krye të shoqatës “Tirana” të vendoset Ruzhdi Keçi.

Ruzhdi Keçi është Profesor i Asocuar, prej 30 vjetësh anëtar i kryesisë së shoqatës Tirana, ish kryetar i bashkisë Kamëz, ish Prefekt i Tiranës, pedagog, intelektual i spikatur.

Pas diskutimesh dhe votimit Këshilli Drejtues miratoi:
1.Ndryshim në Statutin e Shoqatës dhe konkretisht dispozitë shtesë që ka të bëjë me organizimin e Këshillit Drejtues.
2. Anëtarësimin e Endri Arben Tafaj në Këshillin Drejtues.
3.Komandimin e Ruzhdi Keçi për drejtimin e Shoqatës “Tirana” si Kryetar i ri i saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat