“Vlora ka filluar të reflektojë”, Mehmeti tregon çka po ndodhë tani me çmimet në plazhin shqiptar

Turizëm

“Vlora ka filluar të reflektojë”, Mehmeti tregon çka po ndodhë tani me çmimet në plazhin shqiptar

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 12:24
Pamje nga Vlora

“Vlora ka filluar të reflektojë” kështu tha gazetari Enrik Mehmeti për “Good Morning Albanians” këtë të enjte, duke treguar se tashmë disa biznese kanë ulur çmimet e çadrave dhe shezlloneve për pushuesit.

Gazetari tha se nga 1500 lekë në Livadh çadrat kanë shkuar me 500 lekë, pasi bizneset e morën mësimin duke qenë se turistët e huaj kanë qenë më të pakët e kanë zgjedhur të shkojnë në plazhet publike.

“Nga 1500 lekë çadra me dy shezllone në Livadh, dje jepej me 500 lekë.

E morën mësimin.

Nuk mund të abuzohet, pasi kjo situatë është reflektim i këtyre rritjeve pa kritere e pa limit. Kjo gjë nuk duhet të ndodh, pasi edhe në shkojmë me pushime jashtë shtetit, në shumë raste na vijnë gjëra falas. Janë disa gjëra që turistit i shërbehet”,-tha gazetari Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat