Receta e mëposhtme për qoftet, sipas Erida Kabashit.
Përbërësit që ju duhen:
1 kg mish i grirë viçi
2 vezë
4-5 luge gjelle bukë e grirë (galetë)
1-2 lugë gjelle miell
Erëza sipas dëshirës
Kripë
Mënyra e përgatitijes:
Shtojmë te mishi të gjithë përbërësit një nga një: erëzat, kripën (pak më pak se një lugë gjelle), bukën e grirë dhe miellin. Përgatisim brumin me duar. Nëse doni mund të shtoni edhe erëza të tjera të njoma si majdanoz, nenexhik etj.
Pasi brumi i qofteve është gati, e lëmë të pushojë për 30-40 minuta në mënyrë që të marrë tamam aromat e erëzave.
Pas 40 minutash fillojmë dhe përgatisim formën sipas dëshirës, i lyejmë me pak miell dhe i skuqim në vaj të bollshëm. Pasi skuqen, thithim pak vajin me pecetë dhe i kemi gati.