Për qoftet: 200g mish lope të grirë, 1 vezë, 2 qepë, 4 thelpinj hudhër, 1 lugë çaji rigon, 1 tufë majdanoz, 1 lugë çaji kripë dhe 1 fetë buke e njomur me ujë
Për lëngun/salcën: 2 lugë gjelle vaj ulliri, 20g gjalpë, 1 lugë gjelle miell, 1 lugë gjelle koncentrat domatesh, 3 thelpinj hudhra, 1 domate e madhe për gjellë, 1 lugë gjelle uthull rrushi, kripë, piper i zi dhe 2 gota ujë të nxehtë
Përgatitja:
Në një mikser bluajmë deri sa bëhet ujë qepa me hudhrat. Hedhim gjithë përbërësit e qofteve në një tas të madh dhe i trazojmë me duar deri sa të bëhet homogjene. I japim formë me duar pak të njomura me ujë dhe i skuqim në pak vaj.