Dreka për sot: Qofte dhe shpageta!

Ushqime

Dreka për sot: Qofte dhe shpageta!

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Ne i duam shpagetat në kombinim me mish të grirë dhe domate. Qoftet i japin një shije të veçantë kësaj pjate dhe e bëjnë më interesante

Përbërësit:

– 300 gr mish i grirë,
– 50 gr djathë i grirë,
– 1 vezë ,
– 1 lugë thërrmija buke,
– 1 lugë e vogël kripë
– 1/2 lugë çaji piper.

Për salcën:

– 1 qepë
– 2 lugë miell
– 500 ml domate
– 1 lugë e vogël sheqer
– 1 lugë e vogël kripë
– 1/2 lugë e vogël piper.

Përgatitja:

Për qoftet bashkoni mishin e grirë, djathin e grirë, vezën, thërrmijat e bukës, kripën, piperin dhe e futni në frigorifer.

Më pas formësoni qoftet dhe skuqini në vaj të nxehur.

Vendosni qoftet e skuqura në një pjatë. Në pak vaj skuqni qepën e grirë hollë. Shtoni miellin, skuqeni pak dhe më pas hidhni domatet.

Hidhni erëza dhe kur të vlojë shtoni qoftet, më pas lërini të vlojnë për disa minuta duke i përzier vazhdimisht.

Gatuani spagetat në ujë me kripë. Kullojini dhe bashkojini me salcën. Grini djathin sipas dëshirës.

Ju bëfshin mirë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat