Si fundjavë që është, të gjithëve na shkon mendja për diçka të mirë për të gatuar, por njëkohësisht të jetë një recetë e thjeshtë. Këtë herë kemi përzgjedhur t’ju sjellim një recetë nga Erida Kabashi, sepse askush nuk u thotë jo qofteve.
Përbërësit që ju duhen:
• 4-5 kungulleshka
• 50 gr djathë parmigiano
• 2 lugë gjelle bukë e grirë/ galetë
• 2 lugë gjelle miell
• 1 vezë
• Kripë
• Piper
• Vaj ulliri
Mënyra e përgatitjes:
Grijmë kungujt në rende, i kriposim pak dhe i lëmë të qëndrojnë 10 minuta, në mënyrë që të lëshojnë ujin.
Pas 10 minutash i shtrydhim dhe i bashkojmë me përbërësit e tjerë. Formojmë qoftet dhe i vendosim në një tavë me letër furre dhe pak vaj ulliri, i spërkasim edhe sipër me vaj ulliri dhe i pjekim në furrë për 20-25 minuta në 200 gradë, duke i kthyer në të dyja anët.
I shoqërojmë me kos grek ose salcë kosi.