Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotmën në Vlorë si pasojë e një aksidenti rrugor.
Mësohet se një mjet që lëvizte në Lungomare ka përplasur një këmbësor duke i shkaktuar plagë të shumta.
Për pasojë, këmbësori është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit bregdetar dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Shkaku i aksidentit dhe identiteti i të plagosurit nuk dihen ende, ndërsa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.