Shpërthim me lëndë plasëse në një kamion në Vlorë.
Ngjarja ndodhi rreth mesnatës në orën 23:30, në fshatin Tragjas, Orikum.
Në një mjet kamion, të parkuar, në pronësi të A. C., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.