Ferizaj e kishte në dorë Kupën e Kosovës, por e humbën në setin taj-brek, edhe pse shumicën e kohës ishin në epërsi.
Ferizaj pësoi humbje në finale me rezultat 3:2 nga Peja, në ndeshjen që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
“Bardhyl Hajdaraj hendikep i madh i klubit në finalen e Kupës së Kosovës
Njëri ndër lojtarët më të mirë të klubit Bardhyl Hajdaraj ishte mungesa më e madhe në këtë finale, i cili pësoi lëndim në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Golden Eagle Theranda.
Angazhim maksimal për një ndeshje mjaft të fort kishin të gjithë lojtarët e klubit të cilët dhanë gjithçka për këtë ndeshje.
Kënaqësi të kesh në klub këta djem fantastik, që çdo rezultat dhe meritë i përket atyre, trajnerit si dhe të gjithë zyrtarëve tjerë të klubit.
Faleminderit që jeni pjesë e KV Ferizajt, së bashku do ja dalim! Faleminderit sponsorëve besnik të klubit”, shkruan KV Ferizaj.