Kombëtarja e Kosovës në volejboll te vajzat, ka arritur në Istog, ku do të zhvillojë fazën e përgatitjeve, në prag të kualifikimeve për EuroVOLLEY 2021.
Gjithçka ka shkuar sipas planit të përpiluar nga përzgjedhësi Lorik Ilazi dhe ditëve në vazhdim pritet të intensifikohen përgatitjet dhe niveli i tyre.
Stërvitja e parë u mbajt sot, kurse ditëve në vijim do të zhvillohen nga dy stërvitje çdo ditë.
Orari i stërvitjeve:
09:00-11:00, sesioni i paradites
18:00-20:30, sesioni i pasdites/mbrëmjes.