Peja është një fitore larg titullit të kampionit të Kosovës në volejboll (meshkujt).
Pejanët shënuan fitore në Gjilan me rezultat 3:2 ndaj Dritës, në finalen e dytë të play-off-it të Superligës.
Peja avancon me rezultat 2:0 në seri të fitoreve.
“E mposhtim Dritën përsëri, 3:2 në sete në ndeshjen e dytë finale të Play-Off-it.
Edhe pse ishim të hendikuar me Dodën, që u lëndua në setin e parë, luftuam shumë dhe e arritëm fitore.
Fitorja i dedikohet Leonardo Dodës!”, shkruan në faqen e KV Pejës.
Kryetrajneri i Pejës, Qazim Kelmendi, është shumë i lumtur për fitoren e dytë në finale, duke i përgëzuar djelmoshat për angazhim dhe lojë cilësore.