Kombëtarja e Kosovës sonte do të përballet me Malin e Zi, duke filluar nga ora 20..00, në kuadër të grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Duhet theksuar se Kosova e ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë, pas arritjes në Podgoricë.
"Nën urdhërat e Lorik Ilazit dhe me asistencë të dyshes së ndihmësve Amarilda Prenga dhe Ylli Kadriu, si dhe fizioterapeutit Ervin Meqikukiqi, Kombëtarja ka mbajtur stërvitjen e parë.
Procesi i fillimit të stërvitjes është udhëhequr nga fizio-terapeuti i njohur z. Meqikukiqi, duke mundësuar hyrje të mirë në procesin stërvitor, kurse pastaj Ilazi ka treguar kujdes rreth masës së ngarkesës, duke mos dashur të rrezikojë për ndeshjen e parë", njofton FVK.