Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll sot zhvillon ndeshjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për “EuroVolley 2021”.
Pas humbjeve nga Mali i Zi dhe Sllovakia, “Dardanet” takohen sot me Finlandën në ora 17:00.
Ashtu si dy ndeshjet paraprake, edhe kjo ndeshje zhvillohet në Podgoricë të Malit të Zi.
Vlenë të theksohet se me këtë ndeshje mbyllet faza e parë e kualifikimeve.