Fer Volley po negocion me disa trajnerë, por raportohet se pothuajse ka arritur marrëveshjen me trajnerin e ri dhe vetëm pritet të zyrtarizohet.
Është çështje dite zyrtarizimi.
Pas largimit të Edon Ibrahimit, që firmosi me klubin e ri hungarez “Veszpremi Egyetemi Sport Club”, Fer Volley tani synon trajnerin e ri që të përgatiten sa më mirë për elitën e volejbollit të Kosovës (femrat).
“Trajneri i deritanishëm Edon Ibrahimi vazhdon karrierën në arenën ndërkombëtare!
Pas kërkesës së trajnerit për t’u liruar nga kontrata në mënyrë që të vazhdoj karrierën në arenën ndërkombëtare bordi i klubit miratoi kërkesën e tij, duke i uruar suksese në sfidën e radhës si dhe duke e falënderuar për punën, angazhimin dhe sakrificën që e bëri deri në ngritjen e klubit në nivelin në të cilin gjendet sot!
Klubi do të ju njoftojë më vone lidhur me trajnerin e ri si dhe me përforcimet e radhës!”, njofton KV Fer Volley.