Skenderbeu ka mposhtur G.E Therandën me rezultat 1:3, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë në Superligën A, meshkujt, të shtunën mbrëma.
Mysafirët treguan dominim qysh në start të ndeshjes, duke fituar dy setet e parë me rezultat të njëjtë, 19-25, me nikoqirët që u konsoliduan në setin e tretë për ta fituar 25-18. Megjithatë, ekipi i Skenderbeut siguroi fitoren në setin e katërt, të cilin e fitoi me rezultat 20-25.
Loja ishte fer dhe korrekte, në përjashtim të një incidenti në publik.
FVK denon ashpër këtë incident që i jep shije të hidhur sportit të volejbollit dhe paralajmëron masa ndaj akterëve.