Drita ka mposhtur Lubotenin me rezultat 3-0 në sete, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë në Superligën A, meshkujt, të dielën mbrëma.
Seti i parë u dominua me një lojë më të baraspeshuar, me "Intelektualët" që arritën ta fitojnë 25-23, para se të kryejnë më lehtë në të dytin me rezultat 25-18.
Setin e tretë gjilanasit e fituan me rezultat 25-15 për të siguruar pikët e plota nga përballja.
Pas kësaj fitoreje, Drita grumbullon 16 pikë, ndërsa Luboteni mbetet në kuotën e tri pikëve në vendin e fundit.