Ferizaj triumfon kundër G.E Therandës!
Ferizaj ka mposhtur Golden Eagle Therandën, në përballjen e vlefshme për xhiron e nëntë të Superligës A, meshkujt, të shtunën mbrëma me rezultat 3-0 (25-15, 25-20, 25-16).
Ishte një dominim i theksuar qysh nga seti i parë nga ferizajasit, të cilët tash zënë pozitën e dytë në tabelë.
Pas kësaj fitorej, Ferizaj grumbullon 18 pikë, ndërsa G.E Theranda mbetet në bilancin e pesë pikëve.