Janë luajtur ndeshjet e ditës së dytë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra, turneu që zhvillohet me pjesëmarrjen e skuadrave më të mira nga Kosova e Shqipëria.
Në Grupin A, ekipi i Tiranës fitoi 3-0 ndaj Partizanit në derbi, në një takim me shumë emocione e rivalitet, luajtur në “Fahrie Hoti”. Për bardheblutë kjo ishte fitorja e parë, që barazohet me pikë me të kuqtë, ndërkohë që grupi kryesohet nga kosovaret e Skënderaj.
Në Grupin B, skuadra e Skënderbeut udhëheq me 6 pikë të plota, duke fituar me lehtësi ndaj Vllaznisë në Korcë. Ndonëse pritej një sfidë e fortë, vendaset e dominuan ndeshjen. Vllaznia tashmë synon vendin e dytë, që e ndan bashkë me kosovaret e Drita.
Femra-Grupi A (java e dytë)
Skënderaj – M.Technologie, 3-0
Tirana – Partizani, 3-0
Renditja: Skënderaj 6 pikë, Tirana 3 pikë, Partizani 3 pikë, M.Technologie 0 pikë.
Femra-Grupi B (java e dytë)
Skënderbeu – Vllaznia, 3-0
Fer Volej – Drita, 1-3
Renditja: Skënderbeu 6 pikë, Drita 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Fer Volej 0 pikë.