Kosova U17 gati për fillimin e kualifikimeve të Kampionatit Evropian!
Lojtaret e Kombëtares U17 të Kosovës, femrat dhe trajnerët e ekipit të cilët aktualisht gjenden në Turqi, para ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Evropian, kanë mbajtur një takim diskutues, të mërkurën në mëngjes.
Trajnerët i njoftuan detajisht vajzat për rëndësinë e takimeve, përfaqësimin e Kosovës dhe peshës që ka bartja e fanellës “Dardane”.
Përzgjedhësi, Donald Suxho i ka motivuar vashat para sfidave kualifikuese, duke shfrytëzuar përvojën e tij të bujshme si volejbollist në arenën ndërkombëtare.