Fer Volley fiton ndeshjen kundër Dritës!
Fer Volley ka regjistruar një fitore të rëndësishme si mysafire e Dritës në palestrën "Bashkim Selishta" në Gjilan, të mërkurën mbrëma.
Fer Volley triumfoi me rezultat 0-3 (16/25, 16/25, 22/25), në një ndeshje të dominuar dukshëm nga ferizajaset.
Dy setet e parë u dominuan dukshëm nga ferizajaset, ndërsa në të tretin gjilanaset u munduan të bënin pak më shumë, por nuk arritën të shmangin disfatën.