Mbahet grumbullimi i parë i Kombëtares U22, femrat!
Sot, e martë, është mbajtur grumbullimi i parë i Kombëtares së Kosovës U22, femrat, e cila do të marrë pjesë në kualifikimet e Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë.
Grumbullimi u mbajt në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, ku morën pjesë rreth 50 volejbolliste të reja, të cilat u përcollën nga selektori Ylli Kadriu dhe trajnerët Dardan Husaj dhe Kastriot Azemi.
Treshja e stafit teknik do të punojë vazhdimisht në zhvillimin e potencialit të vashave edhe në grumbullimet e ardhshme, para se të vendosin për listën përfundimtare të të ftuarave.