Kosova U22 e gatshme për gjysmëfinalen e Kampionatit Ballkanik!
Kombëtarja U22 e Kosovës në Beach Volley, meshkujt, e përbërë nga volejbollistët Ermal Maliqi dhe Erion Bajrami, sot do të luajë në gjysmëfinalen e Kampionatit Ballkanik me fillim nga ora 11:40.
"Dardanët" presin fituesin e përballjes mes Rumanisë dhe Serbisë për të mësuar kundërshtarin e kësaj gjysmëfinaleje.
Ata synojnë finalen e madhe.