E diela do të sjellë tri ndeshjet e javës së gjashtë në Superligën A të djemve në volejboll.
Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në “Karragaçi” të Pejës, ku kampioni KV Peja e pret skuadrën gjilanase KV Drita, në takimin e orës 20:00.
Një orë më herët luhen edhe dy ndeshjet tjera të së dielës,.
Skenderbeu e pret Golden Eagle Therandën, kurse Ferizaj takohet me Ulpianën.