Java e shtatë në elitën e vajzave në volejboll, do ta sjellë vëmendjen në kryeqytet, ku Prishtina ‘75 pas fitores ndaj Fushë Kosovës, kërkon ta vazhdojé ritmin në duelin me nënkampionin e Kosovës, Skenderajn.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të hënën, nga ora 17:00.
Java hapet me takimin e së shtunës mes rivalëve lokalë Fer Volley e Kastrioti, nga ora 20:00.
Të dielën, kampioni në fuqi KV Drita udhëton si mysafir i Fushë Kosovës, ku në palestrën “Adem Jashari” në Obiliq, nga ora 18:00 luan në një tjetër derbi të javës në Superligë.