Fer Volley ka shënuar fitore në Prishtinë me rezultat 3:0 ndaj Prishtina 75.
Tre pikë të mëdha për vashat nga Ferizaj.
“Dominim total në Prishtinë.
Fer Volley ka triumfuar ndaj Prishtina 75 me një rezultat të pastër 3:0!
Një ndeshje e jashtëzakonshme ku vajzat tona treguan angazhim dhe shpirt luftarak nga fillimi deri në fund.
Performanca e tyre ishte dominuese në çdo set, duke siguruar një fitore bindëse dhe të merituar.
Një përgëzim i madh shkon për vajzat për përkushtimin dhe energjinë e treguar në fushë, dëshmi kjo se të bashkuar jemi një forcë e pandalshm.
Falenderojmë gjithashtu të pranishmit për përkrahjen si dhe faleminderit sponzorëve tanë të ciliët po na përkrahin vazhdimisht për sukseset tona të përbashkëta”, njofton Fer Volley.