Tirana ka arritur dje një fitore të rëndësishme në Superligën e volejbollit të meshkujve. Bardheblutë triumfuan kundër Vllaznisë në Shkodër me rezultatin 2-3 në sfidën e vlefshme për javën e 12- të të kampionatit.
Një përballje interesante prej 2 orësh, e cila mbyll me suksesin 2-pkësh të bardhebluve, ndërsa shkodranët dolën me 1 pikë.
NDESHJA – Kryeqytetasit e nisën mjaft mirë, duke e kontrolluar setin e parë, për ta marrë bindshëm në shifrat 18-25. I ngjashëm ishte edhe seti i dytë, me Tiranën që u tregua superiore në parket, duke fituar edhe më thellë, këtë herë në shifrat 15-25.
Kur dukej se do të shkonim drejt një suksesi të thjesht të miqve, erdhi reagimi i skuadrës kuqeblu që drejtohet nga trajneri Artan Kalaja. Vllaznia u transformua në setin e tretë, për të fituar 25-17, duke ngushtuar në 1-2 më sete. Edhe në fraksionin e katërt janë vendësit ata që luajnë më mirë, teksa kuqeblutë fitojnë 25- 20, duke e çuar sfidën me set final.