Tetova do të jetë nikoqire e Kupës Ballkanike në Beach Voleyball këtë verë, një ngjarje e madhe sportive që do të sjellë skuadra nga 11 shtete në kategorinë e femrave dhe meshkujve.
Ky lajm u konfirmua dje gjatë takimit në komunën e Tetovës me kryetarin e Federatës së Volejbollit të Maqedonisë së Veriut, Petar Jovanoski, dhe ekipin e tij.
Me kapacitet të plotë dhe infrastrukturë të përshtatshme,
Tetova është e gatshme të mirëpresë për herë të parë këtë kompeticion në rajon, duke i dhënë qytetit një dimension të ri sportiv.