Fitore e pritur e Pejës

Volejboll

Fitore e pritur e Pejës

Më: 15 mars 2025 Në ora: 22:38
Peja

Fitore e pritur e Pejës në kuadër të Kampionatit të Kosovës.

Kampioni në fuqi, Peja, ka shënuar një fitore të pastër me rezultat 3:0 (25:22, 25:19, 25:22) ndaj Ulpianës, duke dominuar në të gjitha aspektet e lojës.

Lipjanasit u munduan të bëjnë rezistencë, veçanërisht në setin e parë dhe të tretë, por vendasit ruajtën qetësinë dhe siguruan triumfin pa lejuar befasi.

Me këtë fitore, Peja vazhdon të mbajë hapin me ekipet kryesuese, ndërsa Ulpiana mbetet në kërkim të rezultateve më të mira në javët e ardhshme.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat