Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është sikur në qiellin e shtatë, me sukseset që ka arritur në garën Masters në xhudo, që u mbajt në Doha të Katarit.
"Kosova e madhe...
Pesë garues - katër medalje e një vend i 7.
Loriana u përkujdes për medaljen e radhês! Akili i shkelqyeshëm me plasman në 8 më të mirët!
World Judo Masters - ajka e xhudos Botërore
ma saktësisht,36 garuesit më të mirë sipas Ranglistës Botërore në çdo kategori!
U jam mirënjohës për krejt kohën,mundin e sakrificën për ju!
Krenar me ju!", ka shkruar Kuka në profilin e tij ë facebook.