Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, ka postuar një foto dhe shkruan dy fjalë për këtë brez të jashtëzakonshëm, që po e trand botën.
Për tre ditë katër medalje në garën Masters në xhudo, që u mbajt në Doha të Katarit.
Distria Krasniqi (-48 kg) u stolis me medalje të artë, ndërsa me të bronztën Majlinda Kelmendi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg) dhe Loriana Kuka (-78 kg).
“Skuadra e Krenarisë dhe Nderit!
Mjeshtrit e xhudos botërore – Doha, e artë dhe tri të bronzta””, ka shkruar Kuka.