Xhudistja Distria Krasniqi (-48 kg) sot bëri krenar kudo që janë shqiptarët, duke e fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Distria është kampione e Evropës.
Flamuri rus mbetet nën hijen e Flamuri të Kosovës, për faktin se Distria është e artë dhe garuesja ruse Sabina Giliazova, është e bronztë.
Flamuri ynë ngritët më së larti, anash janë ai i Ukrainës, Francës dhe Rusisë.