Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është sikur në qiellin e shtatë, xhudisti Akil Gjakova, kampion i Evropës në kategorinë – 73 kg.
“Mbreti i Evropës....
Kampion Evropian Akil Gjakova!
Medalja e parë Elitare për meshkuj në Kampionate Evropiane!
Ditë e lumtur dhe e madhe për vendin dhe popullin tim!
Pas mbi 20 medaljeve Elitare për vajzat tona heroina erdh edhe medalja e parë për meshkuj!
Po përmbushëm në çdo aspekt nga nxënësit e mi! Krenar”, shkruan Kuka në profilin e tij në facebook.