Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi (-48 kg) nuk është vetëm.
Krahas presidentes së shtetit, Vjosa Osmani të pranishëm në sallë në përkrahje të xhudistes tonë, janë edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, me në krye presidentin Ismet Krasniqi dhe sekretarin e përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, nënpresidentin Gazmend Maxhuni, përfaqësuesit nga Ambasada e Kosovës në Japoni, si dhe ekipi i xhudos.
Krasniqi prej orës 10:00 takohet në gjysmëfinale me Urantsetseg Munkhat të Mongolisë.
Fitorja i siguron medaljen olimpike. I urojmë shumë fat dhe suksese Disit tonë.