Xhudisti Akil Gjakova dhe Nora Gjakova do ta përfaqësojë sot Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Ata janë vëlla e motër dhe nuk do ta kenë mundësi ta shohin njëri-tjetrin derisa luftojnë, pasi që të dytë garojnë në të njëjtën orë, konkretisht në 04:00 të mengjesit me orën në Kosovë dhe në 11:00, me orën në Tokio.
Nora Gjakova, është xhudistja që synon medalje në këto lojëra olimpike, pasi është edhe medalja e vetme që i mungon. Ajo garon në kategorinë -57 kg.
Sikurse Nora, edhe Akil Gjakova është pretenden për të fituar medalje, pasi ka arritur të ketë suksese të mëdha në lojërat ndërkombëtare, duke marrë edhe disa medalje.
Kampioni i Evropës garon në kategorinë deri në 73 kg të xhudos.