Xhudistet e Kosovës do të kthehen me dy medalje të arta nga Lojërat Olimpike, që po zhvillohen në Tokio të Japonisë.
Fillimisht Distria Krasniqi e më pas edhe Nora Gjakova ngritën më së larti flamurin e Kosovës.
Në Prishtinë po bëhen përgatitjet për t’i pritur sa më mirë kampionet.
Në një televizion reklamash në kryeqytet tashmë janë vendosur fotografitë e tyre me mbishkrimin “Krenarë me çikat tona”.