E Arta Olimpike e Kosovës në xhudo, Nora Gjakova, thotë se nuk e priste këtë medalje në Tokio, por se në ndeshje dha gjithçka nga vetja.
“Ka qenë e papritur sepse sikurse Distria unë nuk e kam menduar atë moment se kur do të fitojë medaljen. Si motivim e kam pasur të jap gjithçka që kam në ndeshje dhe “të shkon qysh shkon”.
“Kurrë nuk i kam dhënë presion vetës që duhet gjithqysh me fitu medaljen, por, kam thënë se duhet gjithsesi të jap maksimumin nga vetja dhe gjithçka ka shkuar siç duhet dhe një moment i tillë nuk mund të harrohet kurrë”.
Gjakova deklaroi se ka punuar shumë e pikërisht për këtë sukesesi i erdhi pas 19 vjetëve.
“E vetmja gjë që kam bërë është që kam punuar shumë dhe asnjëherë nuk i jam frikuar humbjes – kjo mendoj se më ka bërë më të fortë sepse e kam ditur që prej humbjeve nëse ke dëshirë mund të marrësh diçka pozitive që të ngrit vetën si sportist”, tha Gjakova.
“Secili që është konsistent në punën që e bën mund arrij lartë. Sukseset nuk arrihet për një ditë ose një natë, suksese të tilla arrihen me vite”.
“Unë ushtrojë prej moshës 10 vjeçare dhe këtë sukses e kam arritur mbas 19 vjetëve”, u shpreh Gjakova.