Ish-kampioni olimpik në xhudo, Zurab Zviadauri, akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e tre personave.
Ministria e Punëve të Brendshme e Gjeorgjisë ka njoftuar të martën se një prej sportistëve më të mëdhenj të vendit është arrestuar.
Ai akuzohet për vrasjen e tre personave së bashku me një person të panjohur në Cinandali, rreth 95 kilometra në lindje të kryeqytetit, Tbilisi.
Njeriu që i solli Gjeorgjisë medaljen e parë olimpike mund t’i kalojë 15 vjet në burg.
Zurabi u bë kampion olimpik në Athinë në vitin 2004.
Ai ishte kampion bote edhe në dy raste – në vitet 2001 dhe 2003.