Xhudoja i ka sjellë Kosovës të gjitha medaljet dhe trofetë e mundshme nga rrafshi ndërkombëtar.
Tri medalje të arta olimpike duke iu falënderuar Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit e Nora Gjakovës.
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, është i lumtur me brezin e artë të xhudisteve dhe xhudistëve.
“Dita Botërore e Xhudos!
Sporti që i dha emër një populli!
Sporti që dha shumë për imazhin e vendit”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.