Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi, mbetet pa medalje në garën Grand Slam në Baku të Azerbajxhanit.
Trimëresha jonë tregoi luftë të madhe në përballje me rusen Anastasia Polikarpova.
Sfida në kohën e rregullt përfundoi pa fitues, ku Distria tregoi nivel të lartë ndaj shtatlartës ruse.
Në vazhdime, në pikën e artë, Distria nga një pakujdesi mposhtet, në luftën e cila zgjati 6 minuta.
Distria, kësaj radhe garoi në kategorinë -52 kg dhe jo në atë -48 kur u bë edhe kampione olimpike në Tokio.
Distria humbi në çerekfinale nga hungarezja Reka Pupp, ndërsa në luftën e parë në repesazh e hoqi qafesh belgen Ryheu, por në luftë për medaljen e bronztë mposhtet nga rusja, e cila ishte e pafat me gjithë luftën e madhe.