Trajneri më i mirë shqiptar, Driton Kuka, ka thënë se është një ditë e bukur për të ardhmen e xhudos.
“Ditë e bukur për të ardhmen e xhudos së klubit tonë në Maribor të Sllovenisë!
Plot 8 medalje u fituan nga fëmijët tanë sot në Maribor.
E ardhme e ndritur për xhudon.
E në anën tjetër Federata Botërore e xhudos prej orës 19:00 sonte do të shpall më të mirët e rruzullit tokësor e ku te nominuar jemi unë për trajnerin me të mirë te Botës dhe Distria për xhudisten më të mirë të Botës për vitin 2021!
Zgjedhjen e më të mirëve mund ta percjellni live në Facebook dhe Youtube te faqes zyrtare te Federates Botërore: www.ijf.org”, njofton Kuka.