Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë për vitin 2021, ka një mijë e një arsye për t’u mburrur me të arriturat e këtij viti.
Dy medalje të arta olimpike, dy të arta të Kampionatit Evropian, një e bronztë në Kampionatin Botëror.
“Faleminderit 2021!
Aq shumë ky vit i dha Kosovës dhe popullit Shqiptar në Sport!
Sporti i xhudos sivjet nxori :
Dy medalje të Arta Olimpike.
Kampionin e parë Evropian për meshkuj dhe shteti nr 1 në Evropian për të rritur!
Me dhjetëra medalje Evropiane e Botërore
Kosova vendi me më pak se 2 milionë banorë sivjet i dha Botës:
Xhudisten dhe trajnerin më të mirë në Botë!
Urime 2022.
Kosova mbi të gjitha…”, shkruan Kuka në profilin e tij në facebook.