Trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka, kërkon që sportistët mos të dëmtohen por të trajtohen sipas meritave.
“Sporti i vendit tonë po vazhdon tutje!
Sa herë ka vakum në gara serioze e zyrtare dalin në sipërfaqe si gjithmonë rezultate të ndryshme pa asnjë vlerë e në anën tjetër vlerësime u jepen edhe nga institucionet më të larta sportive në vend!
Mos harroni, lajthitja me lajme në sport më së shumti dëmton vetë sportistët!
Mos e dëmtoni sportin e sportistët!”, shkruan Kuka.