Loriana Kuka është kualifikuar në finalen e European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinën.
Kuka në gjysmëfinale mposhti xhudisten kroate, Petrunjela Paviq me Waza-ari pas Golden Score.
Gjatë duelit, Kuka madje e gjakosi kundërshtaren në ballë, e cila më pas u detyrua të merrte ndihmën e parë
Kuka në çerekfinale e mposhti xhudisten holandeze, Lieke Derks me IPPON.
Loriana raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mundi xhudisten turke, Serdem Daharli. Ajo po garon në kategorinë deri në 78 kilogramë.