Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë në xhudo, konfirmon lajmin e madh.
Federata Evropiane e Xhudos nominon Kukajn për trajnerin më të mirë.
“Federata Evropiane e Xhudos më ka nominuar për titullin: Best European Womens Coach 2021.

Po ndaj me ju emailin e ardhur për pjesëmarrje në Ceremoninë e më të mirëve që do mbahet gjatë Evropianit në Bullgari në fund të muajit prill!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.